E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan sulmi vret te pakten 20 persona

Të paktën 20 persona kanë mbetur të vrarë dhe më shumë se 120 të tjerë u plagosën, kur një autobombë shpërtheu pranë një stacioni nafte në qytetin pakistanez të Faisalabadit.

Forca e bombës u shumëfishua nga ndezja e karburantit, ndërsa shpërthimi shkatërroi shumë makina dhe banesa të ndodhura pranë.

Sipas burime spitalore, numri i të vdekurve do të rritet, pasi shumë prej të lënduarve ishin plagosur në gjendje kritike.

Militantët islamikë kanë goditur vazhdimisht qytetet pakistaneze, por ky ishte sulmi i parë në Faisalabad në shumë vjet.

Talibanët morrën përsipër sulmin, duke thënë se u hakmorrën për një militant, i cili pati vdekur në duart e policisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›