Maqedoni, qeveria ul buxhetin e Universitetit të Tetovës
Tetovë - Qeveria maqedonase vendosi të bëjë ulje drastike për të ribalancuar financat e saj, masa që do të prekin edhe buxhetin e Universitetit të Tetovës. Këto masa ndërmerren në kuadër të luftës kundër krizës financiare.
Buxhetit të këtij universiteti do t’i hiqen 160 mijë euro. Rektori Agim Vela reagoi menjëherë nëpërmjet një komunikate për shtyp, duke kërkuar anulimin e vendimit, pasi kështu vihet në rrezik universiteti i vetëm publik shqiptar.
Ngjarja solli edhe reagimet e opozitës shqiptare, e cila e cilësoi një tendencë që rrezikon punën e universitetit. Në Maqedoni janë tre universitete publike, njëri prej të cilëve është shqiptar.