E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhozef Bajden të enjten në Kosovë

Prishtinë - Zëvendës presidenti amerikan, Xhozef Bajden, ditën e enjte do të qëndrojë në Kosovë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare, të cilat citojnë zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.

“Bajden do të nënvizojë përkushtimin për Kosovën e pavarur, unike dhe shumetnike” thanë zyrtarët në Uashington. Zëvendës presidenti amerikan do të takojë liderët dhe do të mbajë një fjalim në Kuvendin e Kosovës.

Para Kosovës, ai do të qëndrojë të martën në Bosnje, ndërsa të mërkurën në Serbi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›