E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, rreth 240 ankesa në KSHZ për parregullsi

Partitë politike në Maqedoni kanë dorëzuar rreth 240 ankesa për parregullësi gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën të dielën.

Dy partitë maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM kanë dorëzuar numrin më të madh të ankesave, ndërsa pjesa tjetër e ankesave është dorëzuar nga partitë shqiptare BDI, PDSH  dhe RDK.

VMRO- DPMNE ka dorëzuar 66 ankesa për komunën Qendër, mbi 30 ankesa për komunën e Kumanovës si dhe 17 ankesa për komunën e Strugës.

LSDM gjithashtu ka dorëzuar një numër të madh ankesash të cilat janë mbi 100 dhe konkretisht për parregullsi në Strugë, komunat e Shkupit, si dhe komuna të tjera ku u zhvillua raundi i dytë zgjedhor.

Ndërsa partitë shqiptare kanë dorëzuar rreth 36 ankesa, ku BDI dhe RDK nga 16 ankesa, kryesisht për komunën e Gostivarit nga RDK, komunën e Studeniçanit nga BDI si dhe ankesa për Tetovën, Bërvenicën, etj. PDSH ka dorëzuar 4 ankesa, prej të cilave janë kryesisht për Tetovën.

KSHZ sipas afatit ligjor në afat prej 48 orëve pas pranimit të ankesave , duhet të vendos për to, ndërsa në rast të refuzimit të tyre, vendimi final do të miratohet nga Gjykata Administrative, ku partitë mund të dorëzojnë padi penale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›