E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kili zhvarroset trupi i shkrimtarit Pablo Neruda

Nuk dihet ende nëse shkrimtari Pablo Neruda ka vdekur për shkaqe natyrale, pra prej kancerit në prostat apo është vrarë nga njerëzit e Pinocetit. Për këtë arsye trupi i tij është zhvarrosur në Santiago të Kilit dhe do të jetë ekspertiza që më në fund do ët sqarojë çdo dyshim. Poeti kilien ndërroi jetë në 23 shtator 1973. kishin kaluar 12 ditë nga grushti i shtetit që rrëzoi nga pushteti presidentin Salvador Allende dhe që vendosi në krye të shtetit gjeneralin Pinocet. Pas 40 vjetësh trupi i çmimit Nobel, i varrosur së bashku me bashkëshorten e tij të tretë pranë detit në qytetin e tij të lindjes tashmë ndodhet në Santiago. Nuk përjashtohet mundësia që ekzaminimi të bëhet nga ekspertë jashtë Kilit. Sipas shoferit të shkrimtarit Neruda është vrarë me një injeksion fatal.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›