Japoni Tokio aktivizon raketat patriot

Japonia ka aktivizuar bateritë antiraketore Patriot në selinë e saj të përgjithshme në qendër të Tokios. Veprimi është ndërmarrë me shqetësimin se mund të ketë sulm nga ana e Penianit. Ndërkohë që regjimi i Kim Jong Un në Korenë e Veriut vazhdon të tensionojë situatën me Korenë e Jugut. Nëpunësit koreanoveriorë kanë dezertuar distriktin për zhvillimin industrial të përbashkët, Kaesong. Reagimi i Seulit ka qenë i menjëhershëm. Ministri koreanojugor për unifikimin e dy koreve është shprehur se vendimi i njëanshëm i Koresë së Veriut është i pajustifikueshëm dhe se Korea e Veriut do të konsiderohet përgjegjëse për pasojat e një veprimi të tillë. 50 mijë punëtorët koreanoveriorë që punojnë në kompleksin prodhues furnizojnë me forcë krahu më shumë se 120 sipërmarrje koreanojugore. Në Seul është ngritur një komision urgjent për të gjetur mënyrën për tu përballur me krizën.