Maqedoni, sekuestrohen 44 kg heroinë
Policia maqedonase ka sekuestruar në një operacion anti-drogë 44 kilogramë heroinë, e cila vinte me një kamion nga Turqia. Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë lokale, sipas të cilave sekuestrimi i sasisë së lëndës narkotike u bë në kuadër të operacionit "Bosfor", i nisur kohë më parë bashkë me policinë turke.
"Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar mbi 230 kilogramë heroinë, e cila në treg do të kapte vlerën e 8.4 milionë eurove", ka deklaruar ministrja e Brendshme maqedonase, Gordana Jankullovska.