E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundojnë ndeshjet e Kupës së Shqipërisë

Kanë përfunduar ndeshjet e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Në ndeshjen me Lushnjes dhe Tiranës kjo e fundit e cila është finaliste e sezonit të kaluar, e mbylli ndeshje me barazim 2-2. Lushnja, falë një goli të realizuar nga kapiteni Gentian Çela në minutën e 94-t, ia doli ta mbyllë në barazim 2-2 sfidën me Tiranën, në takimin e vlefshëm për ndeshjen e parë të turit të dytë të edicionit të 58-të të Kupës së Shqipërisë. Tirana, 13-herë fituese e Kupës dhe finaliste e sezonit të kaluar, e mbylli pjesën e parë në avantazh të dy golave me gola të realizuar nga Migen Memelli (27') dhe Arbër Abilaliaj (35'). Lushnja shënoi golin e parë në minutën e 46-të me anë të Alban Bizhytit dhe barazoi rezultatin me anë të Gentian Çelës në minutën e katërt shtesë.
Ja rezultatet e ndeshjeve të gurpit A

Lushnja - Tirana 2-2
Bylis -Dinamo 1-0
Kastrioti -Shkumbini 1-1
Laci -Besa 0-1

GRUPI B
Kamza -Vllaznia 1-3
Partizani -Teuta 1-1
Gramozi Flamurtari 1-0
Skenderbeu -Apolonia 1-0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›