Meta-Thaçi: Kosova e pavarur, realitet që duhet të pranohet nga të gjithë
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Ilir Meta në një takim me Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se Kosova e pavarur është një realitet që duhet të pranohet nga të gjithë. Në një konferencë të përbashkët për shtyp Meta ka theksuar se prespektiva europiane e Kosovës është e pashmangshme.
Kosova e pavarur dhe evropiane, janë në interes jo vetëm të qytetarëve të Kosovës pa asnjë dallim etnik, por janë në interes edhe të të gjithë fqinjëve të Kosovës. Ky realitet është mirë të njihet nga të gjithë, sepse çdo qëndrim tjetër nuk i shërben momentit të ri përshpejtues të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE ka theksuar Meta
Kryeministri Thaçi theksoi ndër të tjera se, është mjaft inkurajues kjo perspektivë e dy vendeve tona, perspektiva euroatlantike, për Kosovën si pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian në të ardhmen e afërt dhe perspektiva e integrimit në Bashkimin Evropian të Shqipërisë.
Thaçi po ashtu tha se Kosova ka ndërtuar raporte të shkëlqyeshme me të gjitha vendet e rajonit, ndërsa theksoi se, kemi vullnet të mirë që të ndërtojmë raporte të mira ndërshtetërore edhe me Serbinë. "Ndërsa, do të vazhdojmë me gjithë përgjegjësinë shtetërore që bashkëpunimi mes dy qeverive tona të thellohet edhe më tepër dhe marrëveshjet të cilat i kemi nënshkruar së bashku me kryeministrin Berisha, të vazhdojnë të implementohen në të gjithë sektorët", u shpreh ai.