E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, shpërndahet Parlamenti, në qershor zgjedhjet

SHKUP- Deputetët maqedonas votuan sot shpërndarjen e Parlamentit të Maqedonisë, duke i dhënë fund përbërjes së deritanishme parlamentare. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve INA.

Me një vendim të tillë i hapet dhe rruga zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend, të cilat parashikohen të mbahen në qershor të këtij viti.

Për vendimin e shpërndarjes së Parlamentit votuan 79 deputetë nga gjithsej 120 të tillë. Në këtë seancë për shpërndarjen e parlamentit kanë marrë pjesë deputetët maxhorancës BDI dhe VMRO-DPMNE, deputetët e Partisë Demokratike Shqiptar, Demokracisë së Re , Partisë Liberal Demokrate,

Ndërkohë që mësohet se në votim nuk kanë marrë pjesë deputetët e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë dhe disa parti tjera maqedonase opozitare.

Kryeparlamentari Trajko Veljanovski pas votimit deklaroi se nesër do të firmosë vendimin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që janë përcaktuar të mbahen më 5 qershor.

Kodi zgjedhor parashikon që zgjedhjet të mbahen me një afat prej 60 ditëve nga dita e shpërndarjes së Parlamentit.

(e.m/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›