Maqedoni, shqiptaret kerkojne perdorimin e shqipes ne internet
SHKUP- Qeveria maqedonase pritet të diskutojë sot vendimin sipas të cilit gjuha shqipe do të përfshihet në të gjitha faqet e internetit të ministrive dhe institucioneve të tjera qeveritare maqedonase. Zëdhënësi i qeverisë Shefik Duraku ka theksuar se përfaqësuesit shqiptarë në qeverinë e Gruevskit do bëjnë propozimin në fjalë ditën e sotme. Sipas tyre përfshirja e shqipes në faqet e internetit është shumë i rëndësishëm pasi i shërben një komunikimi sa më të mirë të qeverisë me popullsinë shqiptare e cila zë një përqindje të konsiderueshme në Maqedoni. Shqetesimi ë mungesës së shqipes në faqet e internetit është bërë disa herë prezent në media dhe në qarqet politike. Gati të gjitha ministritë dhe institucionet qeveritare që drejtohen nga maqedonasit dhe VMRO-DPMNE nuk e respektojnë gjuhën shqipe në faqet e internetit, por edhe në aspektin e komunikimit me palët, nëpërmjet dokumentacioneve zyrtare. (s.g/BalkanWeb)