E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkujtohet Ibrahim Kodra, mjeshtëri i madh i pikturës

Dje në Ishëm u mbajtën homazhe në nder të Ibrahim Kodrës, mjeshtrit të madh të pikturës dhe qytetari i shqiptar i nderuar me titullin “Nderi i Kombit”, që jetoi dhe krijoi gjatë gjithë jetës në Milano, është tashmë i njohur dhe i respektuar nga Atdheu i vet dhe nga publiku shqiptar. Trupi i mjeshtrit të madh prehet në Shqipëri. I pranishëm ka qenë dhe Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Përfaqësues nga qarku i Durrësit që do të paraqesin dhe një projekt - propozim me mbështetjen e Ministrit për ta kthyer këtë vend në një sit të vizitushëm të trashëgimisë, duke gërshetuar komponentët, turizëm, trashëgimi , kulturë. Ibrahim Kodra u edukua në moshën fëminore në shkollën teknike të Harry Fulzit dhe ndoqi kurset e vizatimit në Shkollën e parë të Vizatimit në Tiranë. Studimet e larta i kreu në Akademinë e Arteve në Milano dhe në Brera. Në vitin 1943 ekspozoi për herë të parë dhe në 1944 hapi studion e tij. Më pas deri në vitin 2006 ai përuroi shumë ekspozita dhe ka dhënë qindra intervista, ku u shpreh qartë për artin e tij, për Shqipërinë dhe për Kosovën, të cilat nuk i ndante nga njëra tjetra. Amaneti i tij i fundit ishte që në varr do të dëshironte të kishte një gur nga Shqipëria dhe një nga Kosova. Rreth artit dhe personalitetit të tij në Itali, Shqipëri, Kosovë dhe disa vende të Europës dhe botës janë shkruar me qindra artikuj dhe janë dhënë pafund mendime dhe vlerësime. Janë shkruar disa libra, janë botuar dhjetëra katalogë dhe antologji më punimet e tij. Janë realizuar disa filma dokumentarë me autorë italianë, shqiptarë dhe kosovarë. Janë dhënë çmime në emër të tij. Në 1980 qyteti Positano e shpalli “Qytetar Nderi”. Në çdo vit të jetës së tij ai ka hapur ekspozita për kudo në botë që nga Italia dhe vende të mëdha europiane si Francë, Gjermani, Rusi dhe vende të botës si SHBA, Australi, Brazil, Argjentinë e tjerë. Gjatë këtyre ekspozimeve ka fituar dhe është nderuar më shumë çmime.

8 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›