Maqedoni, shtëpi muze për ataturkun në vendlindjen e babait të tij
Sot do të vendoset guri i themelit të shtëpisë-muze të babait të Turqisë moderne, Mustafa Qemal Ataturk, në fshatin Koxhaxhik, Komuna e Qendrës Zhupë, vendlindja e babait të Ataturkut, Ali Riza. Shtëpia përkujtimore do të ndërtohet mbi themelet e shtëpisë së dikurshme të babait të tij. Kjo sipërmarrje do të realizohet nga pushteti lokal në Komunën e Qendrës Zhupë dhe qeveria e Republikës së Maqedonisë. Së bashku me ndërtimin e rrugës deri në shtëpinë-muze, investimi i plotë do të kushtojë 650 mijë euro.
Koxhaxhiku është një nga dhjetë fshatrat e rajonit të Zhupës së Sipërme.
Koxhaxhiku është një nga dhjetë fshatrat e rajonit të Zhupës së Sipërme.