E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, rojet e Koloseut protestojnë kundër ndërrimit të pronarëve

Një protestë e rojeve të Koloseut në kryeqytetin italian Romë ka hyrë në ditën e dytë të mbajtjes së saj, gjatë të shtunës. Shtatë roje të Koloseut kanë pushtuar amfiteatrin e lashtë në protestë të ndërrimit të pronarëve të ndërtesës gjigante. Dhjetëra kolegë të tjerë të tyre janë mbledhur në ambjentet e jashtme të Koloseut, në mbështetje të shtatë rojeve. Ata tremben se ndërrimi i pronarëve të kompanisë së tyre, mund të shkaktojë humbjen e vendeve të punës dhe një pastabilitet. Njëri nga punonjësit, Gianluca Tonini, shprehet se ata thjesht kërkojnë të mbajnë vendet e tyre të punës dhe të mbrojnë të drejtat e tyre. Dhe sipas tij, kompania e re nuk mund ta ndalojë një gjë të tillë. Kompania e sigurisë "Urbe" është themeluar në vitet '30, dhe që atëherë ka funksionuar si kompani publike. Punonjësit e saj gjithashtu tremben se privimi do të ndikojë në humbjen e statusit të tyre. Kompania ka marrë në punë rreth një mijë persona, dhjetëra prej të cilëve i janë bashkuar protestës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›