E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, sot dita e fundit e fushatës

Në Maqedoni sot është dita e fundit e fushatës 20 ditore të zgjedhjeve vendore dhe presidenciale të 22 marsit. Bashkimi Demokratik për Integrim tubimin e fundit do ta zhvillojë në sheshin e Tetovës. ndërsa Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) në Strugë, dhe Demokracia e Re në Shkup. Mbi 1 milion e 700 mijë qytetarë me të drejtë vote të dielën do të zgjedhin presidentin e ri të vendit si dhe kryetarët e 84 komunave dhe të Kryeqytetit, Shkupit. Në garën për president kanë hyrë shtatë kandidatë, katër maqedonas dhe tre shqiptarë, ndër të cilët është dhe e vetmja grua që konkuron për këtë post, kandidatja e PDSH-së, Mirushe Hoxha. Në garën për kryetarë të komunave ka mbi 700 kandidatë, dhe disa mijë për Këshillat e Komunave. Këto zgjedhje vijnë ende pa u mbushur një vit nga zgjedhjet e përgjithshme që u cilësuan si "problematike," nga përfaqësuesë të huaj. Ky proces zgjedhor konsiderohet i rëndësishme për të ardhmen euro-atlantike të vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›