Ban ki Mun: Shqiptarët nuk i besojnë UNMIK-t
Uashington - Shqiptarët e shohin UNMIK-un si pengesë për funksionimin e vendit si shtet sovran, ndërsa Rezolutën 1244 e konsiderojnë të parëndësishme dhe jo obliguese. Ky është përfundimi i vrojtimeve të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun në një raport të fundit për Kosovën. Ai thekson se "autoritetet e Kosovës, që janë nën presion të madh nga partitë opozitare, gjatë muajve të fundit në vazhdimësi kanë përsëritur se Rezoluta 1244 nuk është më relevante dhe se institucionet e Kosovës nuk kanë obligim ligjor t'i nënshtrohen".
Kreu i organizatës botërore u rikujton ambasadorëve të Këshillit të Sigurimit se institucionet e Kosovës kanë bërë edhe hapa tjerë drejt forcimit të shtetit duke mos përfillur kompetencat e Shefit të UNMIK-ut që burojnë nga Rezoluta 1244.
Në fund të raportit ka gjetur vend si Aneks raporti i parë rreth EULEX-it, të cilin e ka dërguar në Nju Jork përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Havier Solana. Dokumenti katërfaqësh rreth EULEX-it, përmbajtja e të cilit është aprovuar nga Iv dë Kermabon, flet për vendosjen e këtij misioni dhe aktivitetet e para të tij.