E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtari serb nuk lejohet të hyjë në Kosovë

Mitrovicë - Një tjetër politikan serb nuk është lejuar të futet në territorin e Republikës së Kosovën në mëngjesin e sotëm. Zv.Ministri serb për Kosovën në qeverinë e Serbisë Bojan Angjelkoviç është kthyer prapa dhe nuk është lejuar kalojë urën e Ibrit. Ai synonte të vizitonte disa fshatra të banuar nga serbë në Mitrovicë. Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës Besim Hoti, sipas të cilit vizita e nuk është paralajmëruar, ashtu siç parasheh qeveria e Kosovës. Hoti bën të ditur se Angjelkoviç shoqërohej edhe nga tre persona të tjerë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›