LSI Kolegji Zgjedhor tregoi se eshte nje trupe qe vepron sipas ligjit dhe Kushtetutes
“Qëndrimi i shpallur mbrëmë nga ana e Kolegjit Zgjedhor, dëshmoi se jo vetëm është një trupë që vepron në përputhje me tërë atributet kushtetuese që ka, në pavarësi të plotë në zbatim të ligjit, por nga ana tjetër edhe se vendimmarrja e kësaj trupe që ngarkohet me një përgjegjësi të veçantë nga kodi zgjedhor është një vendimmarrje jashtë edhe e pandikuar nga presioni politik, vendimmarrje në integritet të plotë dhe profesional dhe qytetar” .
Kjo ishte deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, sot për mediat, lidhur me vendimin e djeshëm të Kolegjit Zgjedhor për Tiranën.
“Natyrisht, një shoqëri me vlera të konsoliduara të demokracisë, maturinë e vet e shfaq edhe me respektimin e institucioneve të zbatimit të ligjit.
E shfaq në seriozitetin dhe maturinë për të pranuar verdiktin që japin institucionet që bëjnë drejtësi dhe pikërisht për këtë arsye është momenti që gjithsecili të reflektojë në mënyrë evropian duke i njohur dhe duke i respektuar vendimet, pavarësisht nëse ato vijnë në përputhje me interesat personale apo interesat e grupit që përfaqëson një parti politike, një drejtues partie apo cilido qoftë person apo subjekt i përfshirë në një garë zgjedhore.
Natyrisht në një garë ku ballafaqohen alternativat, ku ballafaqohen subjekte që garojnë nuk mund të jenë të gjithë fitues, por e rëndësishme është që për shkak të leximit transparent, korrekt, me shumë seriozitet të votës së çdo qytetari shqiptar askush të mos ndihet i humbur sepse në fund të fundit kjo është më e rëndësishmja: pra respektimi i verdiktit të qytetarëve dhe leximi korrekt dhe transparent i këtij verdikti”, shtoi ai.
Duke theksuar më pas se “çdo përpjekje tjetër për t’u imponuar në mënyrë të dhunshme, çdo tentativë për t’iu kundërvënë institucioneve në rrugë joligjore është padyshim shfaqje e shëmtuar e rudimentit politik të trashëguar nga një kohë e vjetër, nga një politikë e vjetër pavarësisht protagonizmit të veshur me emra të rinj”.
“Shqipëria dhe të tërë partnerët tanë presin natyrisht me shumë seriozitet që trupa zgjedhore të shpalli përfundimit rezultatet për të çelur kështu rrugën e konstituimit të organeve vendore.
Për LSI-në, cilësia e zgjedhjeve, përmbushja e standardeve dhe përputhshmëria me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it janë dhe mbeten pa dyshim vlera më esenciale e zgjedhjeve të 8 majit, ashtu sikundër në këto zgjedhje u konfirmua me qytetari të plotë përgjegjshmëria, angazhimi, pjesëmarrja dhe maturia qytetare e denjë për një shoqëri evropiane, edhe e qytetarëve shqiptarë të cilët me votën e tyre, me gjithë angazhimin e tyre dëshmuan se trendi evropian i zhvillimeve të vendit, rruga e pakthyeshme e integrimit evropian mbeten padyshim në qendër të gjithë investimit qytetar, njerëzor dhe politik i gjithë shoqërisë shqiptare.
Nga kjo pikëpamje, unë në emër të LSI-së dëshiroj edhe një herë jo vetëm të falënderoj të gjithë qytetarët shqiptarë pavarësisht se për kë kanë votuar, por edhe të rikonfirmoj vlerësimin maksimal të LSI-së për të gjithë këtë kontribut të dhënë prej tyre, pasi në fund të fundit ky është një kontribut i drejtpërdrejtë që përshpejton ritmet e procesit të integrimi evropian të vendit”, përfundoi Rama.