E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia voton. Ora 10:00, pjesmarrja 14%

UPDATE- Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoni deri në orën 10:00 pjesmarrja në zgjedhjet e parakohshme parlamentare ka qenë në shifrat 14,02 për qind.

Raportimet nga Maqedonia flasin për një pjesamarrje të kënaqshme, ndërsa gjithaçka deri në këto momente ka shkuar qetësisht dhe pa incidente.

Maqedoni, sot po mbahen zgjedhjet parlamentare

Në Maqedoni këtë të dielë mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Rreth 1,8 milionë shtetas me të drejtë vote do të votojnë për ndarjen e 120 mandateve në parlament, tri vende për herë të parë janë parashikuar për përfaqësues të diasporës.

Sipas anketimeve kryesojnë nacional-konservatorët e partisë VMRO-DPMNE në pushtet, me aleatët e tyre.

Qendrat e votimit u hapën në orësh 7 të mëngjesit dhe do të rrinë të hapura deri në orën 19:00. Rezultatet e para priten ditën e hënë. Zgjedhjet shoqërohen nga 3500 vëzhgues vendas dhe 330 ndërkombëtarë.

Maqedonia vuan aktualisht nën një amulli ekonomike dhe politike. Papunësia është në nivelin 30% dhe reformat e nevojshme ende nuk janë ndërmarrë. Veç kësaj, zënka me Greqinë për emrin, prej vitesh bllokon përpjekjet e Shkupit për anëtarësimin në BE.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u bënë të nevojshme pas një konflikti në politikën e brendshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›