Minatorët protestë para TVSH-së për statusin
TIRANE- Minatorët kanë protestuar para një kordoni policor i cili ishte vendosur pak metra larg godinës së TVSH.“Ne kërkojmë të drejtat tona. Gjakun e mohuar” tha kryetari i sindikatës së minatorëve, duke iu drejtuar me megafon protestuesve. Ai akuzoi kryeministrin Berisha për rrënim të vendit dhe u shpreh i vendosur se minatorët do të protestojë jo në përkrahje të opozitës por për të kërkuar të drejtat e tyre. “ Askush nuk mund ta bllokojnë protestën tonë sepse liria nuk vritet” –tha Xibri duke informuar se dhe në Pogradec minatorët janë bshkuar me këtë protestë. Minatorët kërkojnë statusin e tyre, rrogën e 13-të, ligjërim të pensionit dhe të vendoset minimumi jetik 28 mijë lekë.
(s.g/Balkanweb)
(s.g/Balkanweb)