Plani i BE: 750 mld për të shpëtuar euron
BRUKSEL- 500 miliard euro është shuma, për të cilën ka rënë dakord Bashkimi Europian për të mbështetur euron dhe për të mos lejuar përhapjen e krizës ekonomike greke. Samiti i Ministrave të Financave të Bashkimit Europian përfundoi në Bruksel në orët e para të mëngjesit të sotëm, me një marrëveshje mbi planin e ndihmave europiane. Shumës do ti shtohet edhe nje shifer ende e papërcaktuar nga FMN-ja, që sipas BBC-se mund të arrijë deri ne 220 miliard euro.
Ministrja spanjolle e Financave Elena Salgado, njoftoi arritjen e marrëveshjes, sot në mengjes, pas 11 orë bisedimesh. Ndërsa Komisioneri Europian për çështjet ekonomike Olli Rehn tha se marrëveshja tregon se BE është e gatshme të mbrojë euron me të gjitha mjetet. Sipas ekspertëve, shumat e premtuara janë jashtëzakonisht të mëdha, të mjaftueshme për të mbështetur huate e disa vendeve të eurozonës për disa vjet. Deri reagimi i tregjeve ka qenë pozitiv, por natyrshëm ka kërkesa mbi mënyrën se si do të nxirren këto para, sa shpejt do të jenë të vlefshme dhe mbi cfarë kushtesh do të akordohen.
(NEWS24/BalkanWeb)