Maqedoni, tregu i zi i adoptimeve, 5-60 mijë euro një fëmijë
SHKUP- Maqedonia ditët e fundit është përfshirë nga skandali i tregtisë së paligjshme të fëmijëve.
Akuza të tilla janë janë ngritur nga OJQ-ja “Ndërtojmë të Ardhmen”, sipas të cilës adoptimi i paligjshëm i një fëmijë kap shifrën 5 mijë deri në 60 mijë euro, raporton Koha Ditore.
Hallkat e ndryshme të zinxhirit kriminal, sipas OJQ-së, janë spitalet, komunat dhe përgjegjësit e Ministrisë së Punës dhe Politikave Sociale.
Qeveria maqedonase, ka urdhëruar për këtë rast shkrirjen e komisionit të posaçëm për adoptimet si dhe nisjen e hetimeve, për zbardhjen e këtij skandali.
(e.m/BalkanWeb)