Maqedoni, ulen çmimet e karburantit
Prej sonte në mesnatë ulet çmimi i benzinës për 1,5 denarë ndërsa i dizelit për 4 denarë, vendosi Komisioni Rregullator i Energjetikës.
Me këtë vendim çmimi i ri i benzinës motorike MB-96 do të jetë 73, EUROSUPER-95 do të jetë 70 denarë, kurse EUROSUPER-98 do të kushtojë 71 denarë për litër.
Lënda djegëse EURODIZEL (D-E IV) do të shitet për 67 denarë për litër, ekstra i lehtë për amvisëri (EL) 55.50 denarë për litër.
Me vendimin e komisionit rregullator për energjetikë, çmimi me pakicë së mazutit ulet për 1,724 denarë për kilogram, M-2 tani shitet me çmim prej 34,438 denarë për kilogram. (INA)