Hagë/ Karaxhiç që nga e marta, rregullisht në seancat gjyqësore
Avokatët për ish-udhëheqësin e serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, thonë se ai do të paraqitet në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës të martën.
Ish-lideri i serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiç nuk do të bojkotojë më seancat gjyqësore në ngarkim të tij dhe nga dita e nesërme do të paraqitet para trupit gjykues. Lajmin e ka bërë të ditur agjencia prestigjoze "Reuters", e cila i referohet këshilltarëve ligjorë të Karaxhiçit.
Karaxhiç akuzohet nga gjykata e Hagës për genocide, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnje.
Ai ka thënë se i duhen edhe disa muaj të tjerë për të përgatitur mbrojtjen.
Por drejtuesi i ekipit të avokatëve të tij thotë se Karaxhiç do të dalë para gjykatës nesër për t'u përpjekur që ta zgjidhë këtë problem.
Një prej sugjerimeve të prokurorëve ka qenë që të emërohet një avokat për ta përfaqësuar Karaxhiçin në gjyq.
Por këshilltarët e tij thonë se një gjë e tillë nuk ka kuptim, pasi dhe atij do t'i duhet po aq kohë për t'u përgatitur për gjyqin.
Gjyqi ndaj Radovan Karaxhiçit ka rinisur javën e kaluar, por ai arriti ta bojkotojë atë me pretendimin se nuk i ishte dhënë aq kohë sa duhet për tu mbrojtur.
Shpresohet se paraqitja e tij në gjykatën e Hagës të martën, do të qartësojë njëfarësoj mënyrën se si do të procedohet në procesin gjyqësor ndaj tij.