E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanjë, 2 viktima nga një rrëshkitje dheu në ishujt Tenerife

Dy persona kanë vdekur ditën e dielë si pasojë e rrëshkitjes së dheut në ishujt Tenerife të Spanjës. Lajmi u bë i ditur nga shërbimet e emergjencës spanjolle. Viktimat ishin një grua lokale 34-vjeçare si edhe një britanik i moshës 57 vjeçare.
Ekipet e shpëtimit të pajisur edhe me qen zbulues kanë qenë pjesë e një operacioni të gjerë për të gjetur viktima të tjera të mundshme në plazhin e shumë vizituar, Los Gigantes të ishujve Tenerife. Por sipas shërbimit të emergjencave spanjolle është e paktë mundësia që të ketë viktima si pasojë e rrëshkitjes së dheut.
Përveç dy viktimave asnjë person nuk është raportuar i plagosur nga ngjarja e rrëshkitjes së dheut. Por shumë banorë të zonës janë duke u mbajtur në kontroll për shkak të gjendjes së shokut që kanë përjetuar. Mbi 5 metra masiv shkëmbor është zhytur në bregun e plazhit të Los Gigantes, pas shkitjes së dheut.
Shumë ekspert të gjeologjisë kanë pohuar se shkitja e dheut është shkaktuar për shkak të një erozioni të brëndshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›