Tragjedia në Tisa, qeveria kosovare jep 10 mijë euro për familjet e viktimave
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që familjeve të viktimave të tragjedisë së lumit Tisa, t'u ndajë nga dhjetë mijë euro. Në një deklaratë për shtyp të kryeministrisë theksohet se qeveria e Kosovës do të vazhdojë të jetë e përkushtuar thellësisht që në bashkëpunim me institucionet përkatëse ndërkombëtare të marrë të gjitha masat e duhura që të gjenden shkaktarët e vërtetë të tragjedisë dhe ata të përgjigjen para drejtësisë.
"Qeveria e Kosovës është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet ndërkombëtare për zbardhjen e fatit edhe të qytetarëve tjerë kosovarë, për të cilët ende nuk ka asnjë informacion" thuhet më tej në deklaratën për shtyp.