E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, zgjedhjet e parakohshme do zhvillohen në 5 qeshor

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski sot shpalli mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 5 qershor.
“Sot në bazë të obligimeve kushtetuese, ndërsa në bazë të vendimit për shpërbërjen e parlamentit të cilën e votoi parlamenti e nënshkrova vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 5 qershor 2011”, theksoi Veljanovski.
Ai apeloi tek të gjitha forcat politike për përgjigjesitë që kanë të gjitha për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
“Çdo parti politik përmbahet në qëndrimet e saj të siguroi sa më shumë mbështetje të qytetarëve. Njëkohësisht çdo parti politike në periudhën e ardhëshme ka shansin që të ndihmoj në krijimin e atmosferës konstruktive dhe në forcimin e besimit të ndërrsjell. Thërrasë anëtarët dhe sipmatizantët e partive politike që në mënyrë dinjitoze dhe demokratike të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe gjithnjë të mbajnë llogari për interesin e përgjithshëm të shtetit. Notën përfundimtare për programet e partive politike e japin qytetarët”, theksoi kryeparlamentari i Maqedonisë, duke shtuar se qytetarët duhet të shprehin qëndrimin e tyre se kujt duhet tia japin votën dhe mandatin për të udhëhequr vendin në periudhën e ardhshme.
Sipas afateve ligjore, partitë dhe pjesëmarrësit e tjerë në zgjedhje duhet që më së voni deri më 5 maj të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputet.
Fushata zgjedhore fillon më 15 maj dhe ajo do të zgjas për 20 ditë, për shkak se bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme. Përbërja e deritanishme parlamentare ishte e gjashta nga pavarësia e Maqedonisë, e zgjedhur gjithashtu në zgjedhjet e parakohshme, të dytat parlamentare të qershorit të vitit 2008. Prej sot partitë politike kanë nisur aktivitetet intensive për hartimin e listave të kandidatëve për deputetë, por edhe përgatitjet për fushatën zgjedhore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›