Twitter Facebook - Banoret e Bregut te Fildishte gjejne metoda te reja ndihme

Guy Manasse eshte shpetues jetesh digjital. Ne mes te kaosit te luftimeve ne rruge entuziasti i kompjuterit pati nje ide te mire. Ai shfrytezon internetin si sistem alternativ te ndihmes se pare per te plagosur dhe te semure.
Guy shpjegon se si funksionon sherbimi i tij sic i ka hije ne nje video you-tube-i. Ai informohet me sms apo e-mail kur dikujt i duhet ndihme sepse mund te jete qelluar per shembull me arme zjarri ne shtepine e tij.
Nuk ka taksi per ti marre njerezit nuk ka makine urgjence qe ti coje ne klinike. Me ndihmen e twitterit gjej ne rrjetin tim dike qe ka per shembull makine. Ky mund te vije dhe ti coje njerezit ne spital.
Interneti - mjet i fuqishem ndihme
Me idene e vet informaticieni ka ndihmuar nder te tjera diabetike astmatike ose te semure te cileve u ishin mbaruar ushqimet. Ne qytetin me te madh te Bregut te Fildishte interneti mund te shpalose forcen e vet si medium decentral kur rruget zyrtare te ndihmes jane te mbingarkuara. Natyrisht qe nuk ka shume kompjutera celularet jane me te perhapur por nje specialist qe mund ta vendose problemin shpejt online ku i jepet zgjidhje gjehet ne lagje Urgjent Nene e re ne jug ka nevoje per furnizim me tableta kunder tensionit. Adresen e sakte e dergoj si mesazh privat. Cyriac.
Mesazhe te tilla ka mjaft ne facebook dhe ne rrjete te tjera. Dikush kujdeset shkruan poshte qe u zgjidh te tjere klikojne me pelqen. Solidaritet online ne nje vend te tronditur. Edhe njoftime per te humbur ka ne internet.
Shprese Shtepia e re do te shkelqeje me bukur se e vjetra
Bllokada e plote e Abidjanit ka mbaruar prej disa ditesh por ende shumica e lagjeve jane te pasigurta. Ne google maps ka nje harte krize te qytetit e cila tregon gjithnje e aktualizuar se ku eshte gjendja e rrezikshme dhe ku eshte kthyer normaliteti. Tregu Anono me sa duket eshte rihapur thuhet per shembull atje. Kishim informacione kunderthenese por gjithmone e me shume njerez shkruajne se kane bere pazar atje sot. Ne sektorin 5 ka serish uje. Fikini shkurt pompat ne mbremje dhe ndizini perseri.
Ndjenja e bashkesise i ndihmon njerezit edhe ti perpunojne problemet duke folur per to ne rruge virtuale. Ne grupin e facebookut Zinxhiri njerezor nje regjistrim i Zindes. Sipas fotografise se profilit ne te cilen ai shikon te kamera i veshur me xhakete ai hyn te shtresa e larte e Abidjanit Kur erdha sot ne zyre ishte krejtesisht e shkaterruar. Dy vjet pune Te zhbera. Me qan zemra por nuk dua te me mbertheje zemerimi dhe hakmarrja. Do tia dal me kete fatkeqesi. Dua te besoj te idioma Shtepia e re do te shkelqeje me bukur se e vjetra. Dhe shpresojme se kjo do te vleje per gjithe vendin.
Autor Hendrikc Buhrs/Elert Ajazaj
Redaktoi Lindita Arapi