E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE me mision ushtarak ne mbrojtje te ndihmes humanitare per Libine

Vendimi zyrtar per nje plan konkret per nje mision te tille te BE-se u mor vetem pasi Suedia dha miratimin e saj pas kundershtimeve te meparshme njoftuan diplomatet e BE-se te premten. Si hap tjeter shtetet e BE-se duhet te pergatisin nje plan operativ i cili gjithashtu duhet te miratohet nga shtetet e BE-se.

Kusht per nje mision ushtarak nen flamurin e BE-se eshte nje kerkese e zyres se OKB-se per ndihma humanitare te cilen BE nuk e ka. Trupat e BE-se mund te shoqerojne anije qe cojne ndihma humanitare ne qytetin e pushtuar nga trupat e Gaddafit Misrata. Gaddafi kishte bere te ditur ne fillim te javes nje rezistence te ashper kunder cdo lloj afrimi te territorit libian nen pretekstin e ndihmes humanitare.

Gjermania ndryshe nga misioni ushtarak i NATO-s do te jete pjese e misionit ushtarak te BE-se. BE dhe NATO duan ti koordinojne misionet e tyre.

Ministrat e jashtem te NATO-s diskutojne rreth politikes per Libine

Ne takimin e ministrave te Jashtem te NATO-s ne Berlin u ra dakord qe te zhvillohet nje takim i shpejte ne nivel ambasadoresh per te menjanuar misionet e dyfishta BE NATO. Per here te pare qe prej vitit 1966 Gjermania ishte mikpritese e nje takimi te tille ne Berlin ne te cilin erdhen 60 delegacione edhe nga shtetet arabe si Jordania Katari dhe Maroku.

Dy jave pas fillimit te operacionit te NATO-s Unified Protector ne horizont nuk duket aspak mundesia e armepushimit. Me shume se 2.000 misione kane kryer avionet ushtarake te NATO-s deri tani. Ky eshte bilanci qe paraqiti sekretari i pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmussen 900 here avionet kane sulmuar infrastrukturen ushtarake te Gaddafit

Edhe dje bombarduam serish bunkere raketahedhes dhe sisteme radaresh madje ne rajone kyc ne afersi te Misrates dhe jashte Tripolit.

Bildunterschrift Takimi informal i ministrave te jashtem te NATO-s ne Berlin. Sulmet do te vazhdojne aq kohe sa trupat e Gaddafit te mos sulmojne me civilet dhe te terhiqen plotesisht ne kazerma theksoi Rasmussen duke iu referuar rezolutes se OKB-se 1973 baza e misionit te NATO-s sipas te drejtes nderkombetare. Ritmi i deritanishem i operacionit do te vazhdoje thane ministrat e jashtem te NATO-s. Pra sulmet nuk do te shtohen sic kishin kerkuar Britania e Madhe dhe Franca. Por taktika do te kete nje riorientim pasi nderkohe edhe Gaddafi i ka ndryshuar veprimet ushtarake.

Trupat e Gaddafit i fshehin tani armatimet e tyre te renda ne zona me dendesi banoresh. Me pare ishte me e lehte per ne tu afroheshim objektivave. Por m.q.s. duam te shmangim viktimat civile na duhen me shume avione ushtarake te cilet mund te kryejne me shume saktesi sulme ndaj objektivave ne toke.

Kritika per Gjermanine

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Qendrime te ndryshme per zgjidhjen e konfliktit ne Libi - ministri i Jashtem gjerman Westerwelle dhe homologu i tij francez Jupp. Vendet e tjera te NATO-s si Franca apo Luksemburgu shohin me sy kritik mospjesemarrjen e ushtrise gjermane ne sulmet ajrore ne Libi. Aq me e madhe ishte habia per gatishmerine e ministrit te Jashtem gjerman Guido Westerwelle per te marre pjese me ushtare ne nje mision te mundshem humanitar. Ne takimin e Berlinit Westerwelle theksoi disa here se Gjermania ne asnje menyre nuk eshte e izoluar ne NATO.

Ne ceshtjen e Libise ka ne thelb nje dallim te vetem kjo eshte ceshtja e rruges drejt nje objektivi te perbashket. Ky eshte dallimi i vetem. Gjermania ka vendosur qe te mos marre pjese ne nje mision ushtarak ne Libi. Por kjo nuk do te thote qe ne jemi neutrale. Ashtu si francezet dhe bashkesia nderkombetare ne jemi te mendimit se Libia mund te kete vetem atehere nje te ardhme te mire nese diktatori Gaddafi largohet.

Por aktualisht nuk duket se kjo do te ndodhe. Keshtu durimi eshte motoja e momentit ne NATO edhe pse kritiket paralajmerojne qe tani se kjo lufte nuk mund te fitohet nga ajri. Por aleanca nuk ka nje plan B nese operacioni ushtarak do te mbetej pa sukses te qendrueshem.

Autor Nina Werkhaumluser / Eliana Xhani/AG/Arapi

Redaktoi Elert Ajazaj

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›