E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi i Kosovës 1 minutë heshtje për amerikanët e vrarë

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur 1 minutë heshtje në nderim të dy ushtarëve amerikan qe u vranë dje në Frankfurt nga një 21-vjeçar me origjinë kosovare.

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi i ka shprehur ngushëllime popullit amerikan dhe presidentit Barack Obama për dy ushtarët e vrarë në Frankfurt të Gjermanisë.
 

Arif Uka 21 vjeç me oringjinë nga Kosova, vrau dje dy ushtarë amerikanë në Aeroportin e Frankfurtit dhe plagosi rëndë dy të tjerë, ndërsa autobusi i tyre priste që t`i transportojë nga aeroporti i Frankfurtit në bazën ajrore Ramstein.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›