Turqi, bilanci i viktimave arrin në 366 të vdekur

Zyrtarët thonë se bilanci i viktimave të shkaktuara nga tërmeti 7.2 ballësh në juglindje të Turqisë ka arritur në 366 të vdekur. Zyra e kryeministrit Erdoan, tha mbrëmjen e djeshme se më shumë se 2 000 ndërtesa janë shembur nga tërmeti i fuqishëm.
Skuadrat e shpëtimit gjithnjë e më shumë po nxjerrin viktima nga rrënojat. Zyra e Administrimit të Fatkeqësive tha se 1301 persona deri më tani janë konfirmuar të plagosur dhe 2 262 ndërtesa janë shembur.
Megjithëse skuadrat e ndihmës kanë ngritur më shumë se 13 000 tenda ku janë strehuar më shumë se 40 000 persona, ende ka shumë familje që kanë kaluar natën nën qiell të hapur. Kushtet atmosferike janë tepër të papërshtatshme për diçka të tillë në rajonin e Van-it ku jetojnë më shumë se një milionë banorë, pasi temperaturat bien nën zero./Start/F. Prroni/
2011-10-25 11:00