Maqedonia, Nimic së shpejti me propozim të ri për emrin
SHKUP-Ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic është në finalizim e sipër të propozimit të ri për zgjidhjen e kontestit të emrit. Sic bën të ditur agjecnia e lajmeve INA, ky propozim po ndiqet me vëmendje nga administrata amerikane, NATO dhe Bashkimi Evropian.
Propozimi i ri pritet të afrojë dyja palët dhe shpresohet të mund të jetë edhe i pranueshëm edhe për palën e Shkupit.
Së shpejti ndërmjetësi Nimic pritet të vizitojë Shkupin dhe Athinën, duke i dorëzuar versionin e parë të propozimit. Ndër propozimet që spekulohet nga mediat greke është ai Republika e Maqedonisë (Vardar), mirëpo ky propozim është hedhur poshtë nga burime qeveritare.
Kryeministri Nikolla Gruevski ka theksuar se Qeveria po vazhdon konsultimet e rregullta me ndërmjetësin Nimic dhe se shpreson se bisedimet do të rezultojnë me propozim i cili do të jetë i pranueshëm për të dyja palët.
“Për zgjidhjen e kontestit të emrit, për Qeverinë do të ishte i pranueshëm një zgjidhje që nuk do të rrezikonte identitetin nacional dhe shtetëror të Maqedonisë”, ka theksuar dje Gruevski.
Ditë më parë partitë e koalicionit nënshkruan një deklaratë me sloganin “Për Maqedoninë Evropiane”, me të cilën të gjitha partitë janë zotuar për të gjetur zgjidhje të përbashkët për emrin, e cila nuk do të dëmtojë asnjë palë.
(d.b/BalkanWeb)