E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreth 65% votuan dje në Partesh

PRISHTINE-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka bërë të ditur se në komunën e Parteshit, deri në orën 19:00, orë kur edhe janë mbyllur kutitë e votimit në zgjedhje kanë dalë 2292 votuesë ose 65.34%, nga gjithsej 3508 qytetarët me të drejtë vote.

Parteshi është komunë e re më shumicë serbe, e formuar në bazë të procesit të decentralizimit.

Zgjedhjet për pushtetin lokal në Partesh qenë shtyrë nga nëntori i vitit të kaluar për qershor te këtij viti, pasi, siç thuhej, atëherë nuk ishin përmbushur të gjitha kriteret për mbajtjen e tyre.
Në këtë komunë konkurruan kandidatët e katër subjekteve politike serbe, kurse vëzhgimi u bë nga 150 vëzhgues. Mediat kosovare nuk kanë raportuar për incidente gjatë momenteve të votimit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›