E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botërori, Spanja sotpërpara Hondurasit

JOHANESBURG-Mund të jesh skuadra më e mirë në botë, mund të kesh në skuadër disa prej futbollistëve më të mirë të planetit, por kur në harkun e 90 minutave luan gjithçka, gjërat komplikohen. Ndodh kështu për Spanjën, që sot në mbrëmje do të përballet me Hondurasin, në takimin e dytë të grupit H. çdo rezultat tjetër përveç fitores komplikon rëndë shanset e kampionëve të Evropës, që për këtë ndeshje kanë në dyshim Andres Iniestën, i cili doli përpara kohe në takimin e parë ndaj Zvicrës. "Por, unë preferoj më shumë ndeshjet me intensitet të lartë, sesa ato që duken të lehta, - deklaroi trajneri Vicente del Boske në prag të kësaj ndeshje. - Nuk mendoj se Hondurasi do të vendosë të mbyllet në mbrojtje, siç bëri bëri me Kilin, sepse një barazim do t'u shërbejë shumë pak. Ndërsa ne do të luajmë futboll, por nuk do të jetë një takim i lehtë, pasi do të na duhet të ruhemi shumë", shtoi Del Boske.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rezultatet live ne faqen e FIFA-s

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›