Mot i keq prishplanet e pushuesveprobleme në akse
TIRANE-Në ditët kur zyrtarisht ka trokitur stina e Verës, moti në Shqipëri parashikohet i paqëndrueshëm duke prishur kështu planet e pushuesve në zonat bregdetare në vend. Dhe jo vetëm , temperaturat e ulëta dhe shirat e shumtë kanë shkaktuar një sërë problemesh në disa zona në vend si me bllokimin e rrugeve por edhe me nderprerjen e energjise elektrike.
Nga të dhënat sinoptike për BalkanWeb, mësohet se ditën e sotme temperaturat në zonat malore variojnë nga 19-16 gradë, në zonat e ulëta 20-18 dhe në ato bregdetare 21-17 gradë Celsius. Dita e sotme do të karakterizohet nga reshje shiu që do të përfshijë pothuajse të gjithë vendin.
Temperaturat në qytetet kryesore për ditën e sotme do të jenë: Tirana 20 gradë me e larta dhe 17 më e ulëta, Shkodër 19-16, Vlorë 22-20, Kukës 19-13, Elbasan 19-15, Fier 21-18, KOrcë 16-8, Gjirokastër 17-14 dhe Sarandë 21-19.
Por situata nuk pritet të përmirësohet as në ditët në vijim. E marta dhe e mërkura pritet të jenë ditë me mot të pqëdnrueshëm, ku priten shtrengata shiu dhe temperature të nëjjta me ditën e sotme në pothuasje gjtihë vendin.
Përmirësime të dukshme premton disi dita e Enjte, por edhe gjatë kësja dite nuk do të reshtin reshjet e shiut sidomso në zonat malore. Temperaturat gjatë kësja dite do të kenë rritje me 1 ose 2 gradë krahasuar me ditën e martë dhe të mërkurë.
Pushuesit
Mesi i muajit Qershor njihet zakonisht për nisjen e sezonit turistik, që në vendin tonë për shkak të temperaturave të ulëta ka nisur sporadikisht.
Korresponendët e TVNews24 në Vlorë e Durrës bëjnë të ditur se shumë pushues që ksihin prenotuar këto ditë për pushime në bregdetin shqiptar janë shprehur të zhgënjyer nga moti i keq që ka mbërthyer vendin. Shumë prej tyre po kalojnë këto ditë nëpër banesat e marra me qera dhe frekuentojnë plazhin vetëm ndonjë orë në shëtitje.
Probleme
TVNeWs24 mëson se në Durrës për shkak të reshjeve të mëdha janë bllokuar dhe rrugët brenda qytetit, po kështu edhe në Vlorë. Në Portine Durrësit sot paradite për dy orë u pezullua puna për shkak tëb fortunalit detar, kurse anijet e vogla prej dy ditësh qëdnrojnë të mbyllura në kalate.
Era me drejtim nga veriperëndimi nuk i ka penguar tragetet e linjës Bari-Durrës që të ankorohen në kalata sipas grafikëve të parashikuar, ndërsa nuk këshillohet dalja për gjueti e motopeshkatoreve të tonazhit të vogël.
Sipas burimeve të kapitenerisë, në radën e portit detar ndodhen 8 anije tregtare, ekuipazhi i të cilave ka marrë masa për të forcuar qëndrueshmërinë në kushtet e stuhive të përsëritura detare brenda gjirit të Durrësit.
Po kështu reshjet intensive të shiut, që ranë sot në orët e mëngjesit, krijuan problem në disa akse rrugore në qytetin e Vlorës. Kanë mjaftuar vetëm 15-20 minuta reshje në formën e rrebeshit, që disa nga akset rrugore të mbuloheshin nga ujrat dhe automjetet të qarkullojnë me vështirësi. Kështu ndodhi në disa segmente në bulevardin Vlorë-Skelë, në rrugën në afërsi të ish- Parkut të Tregtisë, në disa lagje periferike, etj. Po ashtu, shiu i rrëmbyer, i shoqëruar me erë të fortë, rrëzoi edhe disa pemë në mjedisin e gjelbëruar përpara godinës kryesore të Universitetit të Vlorës. Stuhite e shiut dhe era kane shkaktuar probleme dhe me energjine elekrike ne disa zona, duke sjelle keshtu dhe mungesene ujit. pritet riparimi i defekteve.
Aktualisht, reshjet e shiut kanë pushuar dhe gjendja pothuajse është normalizuar, por moti i paqëndrueshëm dhe me reshje pritet të jetë i tillë edhe në orët në vazhdim.
(d.b/BalkanWeb)