Maqedonia dhe Greqia para GJND-së

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të mbajë dëgjime publike javën e ardhshme, me qëllim zgjidhjen e kontestit 20-vjeçar ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, lidhur me emrin e ish-republikës jugosllave.
Maqedonia do t`i adresohet gjykatës të hënën dhe të martën, për t`u pasuar nga Greqia në dy ditët e ardhshme.
Dy vendet janë në mosmarrëveshje që kur shteti maqedonas shpalli pavarësinë nga ish-Jugosllavia, në vitin 1991.
Greqia ka bllokuar Maqedoninë për t`iu bashkuar Unionit Evropian dhe NATO-s derisa të ndryshojë emrin, i cili është i njëjtë me atë të një province veriore greke.
Athina thotë se përdorimi i atij emri nënkuton pretendim ndaj territorit grek.