E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi, Bogdanoviç thirrje serbëve të Kosovës ta bojkotojnë

Ministri për Kosovën në qeverinë serbe, Goran Bogdanoviç, ka ftuar dje serbët e Kosovës që të bojkotojnë regjistrimin e popullsisë.

Sipas tij, është e papranueshme që regjistrimi i popullsisë në Kosovë të bëhet nga Enti i Statistikave të Kosovës, e jo nga ana e Kombeve të Bashkuara, siç është kërkuar më herët.
 

"Mos lejoni të bëhet si gjatë zgjedhjeve. Mund të regjistrohemi, por këtë punë duhet ta bëjë OKB-ja. Ne kemi një përvojë të hidhur, e dini edhe vet se këtu para disa muajve zgjedhjet janë vjedhur", ka thënë si.
 

Sipas tij, kjo vjedhje në zgjedhje është e keqja më e vogël sesa të bëhet regjistrimi.
 

"Mendoni mirë, sepse përvoja na mëson se nuk mund t`iu besojmë institucioneve të Kosovës rreth këtij regjistrimi", theksoi Bogdanoviç në Graçanicë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›