E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonia dhe Kosova, marrëdhënie diplomatike

Ministria e Jashtme e Kosovës bëri me dije se janë vendosur marrëdhëniet diplomatike me Maqedoninë. Rreth një vit nga njohja e pavarësisë prej Shkupit, dje u finalizua çështja e marrëveshjes së kufirit që i hapi rrugën edhe bashkëpunimit diplomatik mes dy shteteve më të reja në Ballkan. Sipas një komunikate të shpërndarë nga Ministria e Jashtme e Kosovës, ministri Skënder Hyseni dhe homologu i tij Antonio Milloshovski nënshkruan traktatin e bashkëpunimit diplomatik. Në Prishtinë, Parlamenti votoi me unanimitet marrëveshjen për vijën kufitare mes dy vendeve, ndërsa në Shkup është diskutuar gjatë në Parlament, ku opozita ka sulmuar ashpër qeverinë. Opozita pretendoi se me këtë marrëveshje ndryshohen kufijtë, por ajo u votua nga 72 deputetë dhe vetëm 11 ishin kundër. Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Kosovën u përshëndet edhe nga diplomatët e huaj në Kosovë. Ata e vlerësuan maksimalisht këtë marrëveshje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›