Maqedonia dhe albanofobia
Mungesa e saktësimit të ligjeve të posaçme që kanë të bëjnë me zgjidhjen e statusit të shqiptarëve në Maqedoni, po mban në qendër të vëmendjes fobinë, e cila aplikohet në çdo sferë shoqërore dhe institucionale, por edhe në jetën private.
Shumica e institucioneve të Maqedonisë nuk e praktikojnë gjuhën shqipe, por edhe refuzojnë aplikimin e saj, një situatë që shfaq dozën e pranueshmërisë së albanofobisë. Praktikimi ndodh në tabela treguese, faqe interneti, pankarta dhe materiale të ndryshme propagandistike e deri te treguesit e rrugëve, ku në një fshat maqedonas në perëndim të Maqedonisë, mbishkrimi në shqip është shkarravitur. Në institucionet komunale vazhdon të jetë në rritje e sipër fobia ndaj çështjeve që kanë të bëjnë me shqiptarët, ndaj shpeshherë praktikohen anashkalimi dhe refuzimi i kërkesave me arsyetimin se nuk janë në gjuhën zyrtare. Këto dëshmohen nga shumë dëshmitarë që janë viktima të fobisë institucionale.
Ekspertë dhe njohës të zhvillimeve politike në Maqedoni vlerësojnë se shkalla e albanofobisë në vend është në rritje e sipër. Sipas tyre, po krijohet paragjykim për shqiptarët dhe çështjet që u përkasin atyre në përgjithësi.
Analisti Jeton Shasivari, në një deklaratë për agjencinë e lajmeve, INA, pranon se ky fenomen destruktiv është i pranishëm në Maqedoni. "Mendoj se kjo ka të bëjë me rënien diskrete të vlerësimit të Marrëveshjes së Ohrit, e cila trajtohet si një dokument i thjeshtë për punësime të shqiptarëve nëpër institucionet e ndryshme, edhe ata si shifra e jo si pika, nga ana tjetër askush nuk mban llogari për demolimin e frymës multietnike dhe multikulturore nëpër institucionet e shtetit. Kjo frymë assesi nuk arrin të nikoqirizohet, sepse maqedonasit ende konsiderohen si më të privilegjuarit dhe më të barabartë prej të tjerëve. Mendoj se kjo marrëveshje është jo efikase dhe multinacionale, ku bllokohet nga politika maqedonase", thekson analisti dhe ligjëruesi universitar pranë UEJL-së në Tetovë, Jeton Shasivari.
Në të njëjtën vijë është edhe ligjëruesi universitar, Osman Kadriu, i cili pohon se albanofobia është e pranishme edhe në nivel institucional. "Kjo është si rezultat i mospranimit të kërkesave të të drejtave të shqiptarëve që janë në Maqedoni. Kështu që kemi të bëjmë me një lloj averzioni ndaj asaj se çka është e drejtë dhe si duhet të realizohet. Institucionet e Maqedonisë deri tash për shumë çështje nuk e kanë parashtruar dhe nuk e kanë garantuar të drejtën e shqiptarëve në formë institucionale", ka theksuar Kadriu, duke shtuar se urgjentisht duhet të shmanget fobia institucionale dhe injorimi dhe të merret përgjegjësi për zhvillime të barabarta dhe respektim të ndërsjellë.
Sipas tij, derisa në Maqedoni nuk krijohen kushte që të realizohen kërkesat e shqiptarëve për të drejtat e plota të tyre për barabarësi me maqedonasit, gjithmonë do të ekzistojë fobia ndaj shqiptarëve. "Kjo ka qenë edhe në sistemin njëpartiak edhe tash nuk ka ndryshuar në sistemin e ri demokratik", ka theksuar profesori universitar, Osman Kadriu.
Hulumtimet e opinionit publik thonë se ky fenomen mund të marrë forma racizmi dhe diskriminimi që ndikojnë në dhunimin e të drejtave të njeriut dhe kërcënojnë direkt kohezionin social. Ekspertë dhe njohës të zhvillimeve politike në Maqedoni vlerësojnë se shkalla e albanofobisë në vend është në rritje e sipër. Në Maqedoni mësohet se krijimi i ndjenjave antishqiptare bëhet me përkrahjen e haptë apo të fshehtë të disa partive maqedonase që janë pjesëmarrëse në qeverisjen aktuale.