Maqedonia do shtojë trupat në Afganistan

Edhe Maqedonia do ta shtojë numrin e forcave të saj të armatosura në Afganistan. Që nga muaji shkurt i 2010-ës, 80 ushtarë shtesë do të jetë kontigjenti i trupave maqedonase që do stacionohen në Afganistan. Presidenti maqedonas George Ivanov në kuadër të shpalljes së planit të presidentit amerikan për strategjinë e re për Afganistanin, i ka dërguar letër shefit të Shtëpisë së Bardhë. "Zoti President, ndjej obligim që t'u drejtohem ju, me qëllim që t'ju vërtetoj përkrahjen time të fuqishme dhe të Republikës së Maqedonisë në kontekstin e dhënë", ka theksuar Ivanov në letrën e tij drejtuar presidentit amerikan. Ivanov ka thënë se Republika e Maqedonisë dhe personalisht ai vlerësojnë lart rolin e SHBA-së në rrafshin global si dhe kontributin e madh për sigurimin e një bote më demokratike dhe më të sigurtë. "Vendi im", shton më tej Ivanov, do t'ju mbështesë për përmbushjen e qëllimit përfundimtar". Në letër saktësohet edhe shtimi i prezencës maqedonase në radhët e forcave të armatosura në Afganistan, përkrah SHBA-së dhe vendeve të NATO-s. "Ushtarët e Maqedonisë bashkë me garden kombëtare të Vermontit do të marrin pjesë në stërvitjen e trainimin e forcave të sigurisë të Afganistanit", thuhet në letrën dërguar Obamës.