Ancelotti: Balotelli me mua do të ishte titullar
Trajneri i Chelsea-t Carlo Ancelotti është ndalur dhe ka bërë një koment për derbin e Italisë ku sezone më parë ishte edhe vetë i interesuar direkt. Ancelotti ka deklaruar se Juventusi nuk duhet të ketë frikë nga Interi. Ndërsa më pas Carlo ka folur edhe për Mario Balotellin sulmuesin zikaltër që kohët e fundit është në qëndër të vemendjes. "Unë do ta merrja në skuadër Balotellin ,më pëlqen dhe me mua do të ishte në fushën e lojës. Nuk e di se sa e lehtë është që ta trajtosh dhe ta mbash afër, por nëse me të vërtetë është i padisiplinuar, Mourinho bën mirë që e trajton kështu", ka thënë Ancelotti.
Për ish trajnerin e Milanit, Interi është favorit pasi ka një trajner të madh ashtu si edhe Chelsea dhe të dyja janë favoritë në kampionatet respective. Në lidhje me krizën e Juventusit trajneri i Bluve shton:
"Ferrara ka shumë kualitete dhe bardhezinjtë do të rikthehen". Ndërsa në lidhje me problemet e brazilianëve të Juventusit Carlo shton se u duhet dhënë kohë që të ambientohen sidomos Diegos.