E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia do te ndjeke hapat e BE-se

Vezhguesit ne Maqedoni thone se Shkupi zyrtar do te perpiqet qe te jete i permbajtur dhe i balancuar sa i perket pavaresise se Kosoves. Per Maqedonine te rendesishme jane edhe lidhjet me Serbine. Nga autoritetet ne Shkup degjohen hapur deklarata se Maqedonia do te ndjeke hapat e BE-se, qe nenkupton njohjen e shtetit kosovar. Megjithate, presidenti Branko Cervenkovski tha se Maqedonia nuk do te jete nder vendet e para qe do ta njohin Kosoven.
Kete e dine edhe zyrtaret ne Kosove. Kryeministri Thaci ka deklaruar se Maqedonia do ta njohe shtetin e ri te Kosoves pasi me shume shtete ta kene njohur ate. Shkupi tregohet i kujdesshem sepse nuk do qe te preket nga pasojat e ndonje bllokade te mundshme ekonomike nga Serbia. Nga ana tjeter, shqiptaret e Maqedonise do te bejne presion qe Maqedonia te njohe sa me shpejt qe eshte e mundur shtetin e ri te Kosoves. E gjetur mes dy aneve, Maqedonia do t'i mbaje kufijte hapur. Komunikimet do te vazhdojne normalisht. Per kete do te luajne nje rol shqiptaret e Maqedonise. Kete e tha edhe Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska, duke bere te ditur se kufijte nuk do te mbyllen. Mendohet se per kete kane biseduar te premten ne Shkup edhe dy kryemninistrat, Hashim Thaci dhe Nikolla Gruevski. Nga ana tjeter Maqedonia mendohet te jete edhe nje mundesi tjeter krahas Shqiperise per futjen e mallrava ne Kosove ne rast te nje embargoje serbe. Ne Maqedoni, nderkohe, sensi i nje ngjarjeje te rralle sic eshte shpallja e pavaresise se Kosoves, ndihet shume sidomos nga shqiptaret. Ne te gjitha qytetet me shqiptare ne Maqedoni po pergatiten festime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›