E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atmosfere e elektrizuar ne prisHtine

Atmosfera eshte e elektrizuar ne Prishtine perpara shpalljes se pavaresise se Kosoves, qe pritet neser pasdite. Vetem per kete flitet. Kudo ka flamuj me shqiponjen e zeze dykrereshe ne sfondin te kuq. Postera te medhenj ku shkruhet "FALEMINDERIT" SHBA-se dhe BE-se. Thirrje gezimi dhe fishekzjarre.
"He, si je? Mire, ja ne pritje te pavaresise!". "Mendon se do te kete lufte prape?". "Jo, cfare lufte, do te kemi feste!". Keto jane fjalet qe te kap veshi kalimthi ndersa ecen rruges, nderkohe qe ne te gjitha rastet edhe fjaline: "Gezuar Pavaresine!".
Ne kryeqytetin e Kosoves, te gjithe e dine mire se shpallja e pavaresise do te behet neser, edhe pse Kryeministri Hashim Thaci po ruan suspensin deri ne minuten e fundit per te njoftuar daten zyrtare. "Cfare do te besh, ku do te shkosh te dielen?", degjohet te pyesin pas cdo takimi. "Eshte atmosfere e elektrizuar, po kthehet ne eufori, te gjithe vetem per kete flasin", thote Flutura Limani, 24 vjec, kamariere ne nje bar. Qe prej dy-tri ditesh, qyteti po pergatitet e sterpergatitet. Postera te qeverise e ftojne popullsine te festoje ate dite "me dinjitet qe Kosova ta filloje mire" jeten e saj te pavarur. Te tjera i thone "Faleminderit" SHBA-se qe eshte e gatshme te njohe menjehere shpalljen e pavaresise dhe Bashkimit Evropian, qe do te dislokoje nje mision qe do te shoqeroje hapat e pare te Kosoves se pavarur. "Faleminderit te gjitha vendeve qe po kontribuojne ne pavaresine e Kosoves".
Gjithmone e me shume automjete, autobusa dhe vetura qarkullojne ne rruge me flamujt e Kosoves, qe jane varur gjithashtu ne fasadat e shume dyqaneve. Here pas here degjohen grupe qe therrasin tere gezim "Pavaresi, pavaresi", ose qe hedhin fishekzjarre. "Jam shume i entuziazmuar, po lind nje vend i ri, eshte e papershkrueshme si ndjenje", thote Skender Hasani, inxhinier, 56 vjec. "Kemi kaq shume qe presim, saqe nuk arrij dot ta besoj se po ndodh me te vertete", shton ai, si shume te tjere me nje lloj supersticioni.
Kosovaret e pyetur ne Prishtine kane ide shume te qarta se cfare presin nga pavaresia: vende pune, investime te huaja, integrim ne BE, liri per te kapercyer lirshem kufijte. "Do te zgjohem dhe do te jem tjeter njeri, nje qytetar i vertete i nje shteti te vertete, do te mund te udhetoj lirisht!", thote i qeshur Valdrin Sopi, 15 vjec, i ngazellyer paraprakisht qe do te dehet ate dite. "Gjithcka do te zgjidhet, nuk do te kete me probleme", thote Gramos Gollgu, qe ishte tre vjec ne fund te luftes mes forcave serbe dhe luftetareve shqiptare ne 1999, dhe te cilit prinderit ia kujtojne gjithmone se "ka qene me fat qe ka lindur ne ate kohe". "Kam pershtypjen se po lind per te dyten here", thote Fikrie Zhubi, infermiere 58 vjec, qe shpreson te marre "apartamentin e saj te pushtuar nga serbet" ne Mitrovice.
Te tjere jane te rezervuar, me pak te kenaqur nga ideja e Kosoves se pavarur nen "mbikeqyrje nderkombetare" dhe te shqetesuar per akte te mundshme dhune mes shumices shqiptare dhe pakices serbe. "Askush nuk e thote, por kam pershtypjen se pas pavaresise do te kete probleme. Dhe pastaj, kjo pavaresi nuk eshte e plote", grindet Muzafer Shkodra, student, 26 vjec. Se fundi, nje emer kthehet e rikthehet shpesh. Ai i Adem Jasharit, komandantit legjendar te Ushtrise Clirimtare te Kosoves (UCK) qe mori malin qe ne fillim te viteve '90 perpara se te vritej ne fillim te 1998 nga policia serbe gjate nje sulmi kunder fshatit te tij, ku vrane 59 vete. Ai eshte "martir" i luftes per pavaresi, me te cilin jane me shume te lidhur kosovaret. Nje poster me figuren e tij thote: "U be Bace".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›