E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masa sigurie per festen e pavaresise

Keshilli organizativ i bashkise se Prishtines ka marre nje sere masash sigurie per festimet e dites se diele, kur dhe pritet te shpallet Pavaresia e Kosoves. Njesia rajonale e trafikut te Prishtines ka ndermarre te gjitha masat e nevojshme per te percaktuar lirimet, kufizimet dhe bllokimet e plota apo te pjesshme te segmenteve te caktuara rrugore ne kryeqendren e Kosoves. Ne nje komunikate te djeshme, e shperndare jo zyrtarisht, por nga burime te sigurta prane qeverise se Kosoves, behen te ditura detajet e axhendes se festimeve ne diten e shpalljes se pavaresise. Ne kete kuader jane parashikuar nje koncert i Filarmonise se Kosoves, ne Hollin e Koncerteve '1 Tetori', dhe nje koncert ne sheshin kryesor te Prishtines, ku prania e qyetareve parashikohet te jete e madhe. Masat e ndermarra nga keshilli i bashkise se Prishtines, konsistojne ne:
-Ofrimi i kushteve per qarkullimin e normal per te gjithe shfrytezuesit e komunikacionit rrugor.
-Udhezimet e duhura per parkingje te transportit komercial, autobuset dhe veturat e udhetareve.
-Krijimin e nje mjedisi te qete dhe te sigurt ne gjithe Prishtinen.
Masa te tilla sigurie, ne menyre qe festimet te jene paqesore, jane marre nga te gjitha bashkite. Perfaqesuesit lokale kane bere publike masat per sigurine si dhe kane bere thirrje per festim te qete e me maturi.
Prishtina duke pritur pavaresine...
Mengjesi i se shtunes ka nisur i qete ne Prishtine, kryeqytetin e Kosoves. Ne nje dite me diell dhe me temperatura teper te uleta, qytetaret kane filluar te levizin normalisht ne rruget e Prishtines, ku ndihet se ka filluar te festohet afrimi i dites se diele, kur pritet qe Kosova te shpallet shtet i pavarur. Flamuj te shumte kombetar shqiptare, te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Britanise se Madhe dhe vendeve te tjera duket se jane vetem nje nga shenjat e fillimit te festes. Ne nje nga rruget kryesore te Prishtines disa te rinj kane vendosur dje nje foto te madhe te komandantit legjendar Adem Jashari, ku shkruhet 'Bac, u kry!' Ne bulevardin kryesor te Prishtines, ku vite me pare serbet dhe shqiptaret kalonin vecmas nga njeri- tjetri, ne dy trotuare te ndryshme, ndodhen te vendosura pllakate ku shkruhet 'Festo me dinjitet per te mire te Kosoves". Nderkohe ne pritje te dites se diele, mesohet se eshte duke u realizuar nje obelisk, rreth 1 meter i larte, qe do te njihet si 'Lapidari i Pavaresise'. Torta gjigande eshte embelsira qe do t'u serviret qytetareve, nderkohe qe mesohet se ne sheshin 'Nena Tereza' ne Prishtine, biznese vendase do te ofrojne gjate festes pije falas.
KFOR dhe policia e UNMIK-ut ka tashme ne dore te gjitha planet festive nga kuvendet komunale te rajoneve te Kosoves, ndersa jane hartuar edhe planet e veprimit per qarkullimin e automjeteve, te cilat do te parkohen ne vende te posacme. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinor e Kosoves, nen moton nje 'Kosove e re me imazh te ri', ka filluar te premten nje fushate per pastrimin dhe rregullimin e gjithe rrugeve, e cila eshte perkrahur ne mase te madhe nga komuniteti. Ne kete fushate jane angazhuar institucionet qendrore dhe lokale, OJF-te, nxenesit e shkollave, etj. Fushata per pastrimin dhe rregullimin e rrugeve eshte perqendruar kryesisht ne sheshin 'Nene Tereza' te Prishtines dhe ne rrugen 'Luan Haradinaj', te cilat parashikohen te jene dhe vendet kryesore ku pritet te festohet Shpallja e Pavaresise se Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›