E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat serbe, te dielen ne Kosove

Te gjithe ministrat e Partise Demokratike te Serbise te kryeministrit Voisllav Koshtunica kerkuan leje nga UNMIK-u qe te dielen te shkojne ne Kosove, ne te kunderten paralajmeruan "vizite private". "Nje numer i madh i ministrave ka vendosur qe te dielen te jene me popullin e vet ne Kosoven jugore ne momentin e saj me te rende, perderisa separatistet shqiptare ne Prishtine shpallin shtetin e tyre", shkruante dje gazeta "Vecernje novosti". Vizite ne Mitrove paralajmeroi edhe kreu i Partise Socialiste te serbise, dikur partia e Sllobodan Millosheviqit. Lideri i Partise Radikale Serbe Tomisllav Nikoliq dje nga kryetari Boris Tadiq dhe kryeministri Voisllav Koshtunica kerkoi bashkarisht te organizojne nje miting te madh nese te dielen shqiptaret shpallin pavaresi te Kosoves. "Vecernji novosti" pohojne se edhe lideret e partive proserbe ne Mal te Zi te dielen do te qendrojne ne Mitrovine.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›