E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Maqedonia e Veriut"ose s'ka integrim

Parlamenti Evropian rekomandon emrin Maqedonia e Veriut për zgjidhjen e dallimeve midis Shkupit dhe Athinës, shkruan gazeta "Katimerini" e Athinës, duke shtuar se Parlamenti Evropian konsideron se, në të kundërtën, aderimi i "IRJM-së në Bashkimin Evropian mund të prolongohet për një afat të gjatë".
Parlamenti Evropian në raportin vjetor, synon arritjen e zgjidhjes më të shpejtë të mundshme midis Athinës dhe Shkupit për kontestin me emrin në bazë të emrit "Maqedonia e Veriut", që ishte propozuar nga ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimetz. Kjo, sipas gazetës së Athinës, bëhet e ditur në raportin e deputetit holandez dhe raportues për Maqedoninë, Erik Majer, në Parlamentin Evropian, që sot duhet të publikohet nga Komisioni për Punë të Jashtme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›