Vajza: Vrau mamin, bënte seks me tjetrën para nesh
TIRANE-Zbardhet vendimi i Gjykatës së Tiranës, e cila dënoi me 13 vjet e 4 muaj burg Ylli Mansakun, duke e shpallur atë fajtor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Shpresa Mansaku.
Ngjarja në fjalë është regjistruar në orët e pasdites së datës 19.12.2011 në fshatin Zhur të Tiranës, por vetëm 24 orë më pas, është bërë e mundur që të zbardhjet kjo ngjarje. Autori, pasi e ka qëlluar me automatik bashkëshorten e tij, e ka futur brenda në banesë dhe ka fjetur një natë me kufomën në dhomë.
Ndërkaq, në deklarimet e tij, Ylli Mansaku e mohon faktin se e ka vrarë qëllimisht bashkëshorten e tij, por ka ngritur alibinë se ishte një vrasje nga pakujdesia. Nga ana tjetër, vajza e çiftit hedh dritë mbi konfliktet e shpeshta të prindërve të tyre, si dhe faktin se babai i saj, prej vitesh ka pasur një lidhje jashtë martesore.
Vendimi i Gjykatës
Në datën 20.12.2011, rreth orës 20:30, policia gjyqësore ka marrë njoftim se në vendin e quajtur Zhur, Komuna Ndroq, Qarku Tiranë, ne banesën e tij, Ylli Mansaku, pas një sherri për motive të dobëta, ka vrarë me armë zjarri automatike bashkëshorten e tij, Shpresa Mansaku.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur në pjesën e përparme të banesës së të pandehurit Ylli Mansaku dhe kufoma e së ndjerës Shpresa Mansaku, pas vrasjes është transportuar në ambientet e brendshme të banesës dhe pikërisht në korridorin e banesës, duke u vendosur e shtrirë në një krevat. Autori i ngjarjes ka larë me ujë gjakun e viktimës, si dhe ka hequr gëzhojat nga vendi i ngjarjes, duke i spostuar disa metra jashtë gardhit rrethues të banesës së tij.
Dëshmia e vajzës
Në dëshminë e saj, Jorida Kamberi, vajza e viktimës, ndërmjet të tjerave sqaron se, marrëdhëniet mes Yllit dhe Shpresës nuk kanë qenë të mira. Ajo thekson se Ylli e ka keqtrajtuar në vazhdimësi Shpresën dhe se shkak i mosmarrëveshjeve mes tyre ka qenë fakti, se rreth viteve 1993-1994 babai i saj Ylli, kishte lidhje intime me një shtetase tjetër me inicialet S.Ç., e cila ishte banore e lagjes. Këtë grua Ylli e merrte në shtëpi dhe kryente marrëdhënie me të, në një kohë që në banesë ishte gruaja e tij, Shpresa, si dhe fëmijët.
Ajo sqaron se në vitin 2002, babai i saj, Ylli, në bashkëpunim me të dashurën e tij, në kohën që nëna e saj, Shpresa, po shkonte në bahçe, e kanë qëlluar me gur, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe në fytyrë. Gjithashtu ajo sqaron se Ylli herë pas here i kërkonte Shpresës të largohej nga shtëpia, duke e nxjerrë atë jashtë dhe Shpresa detyrohej të shkonte tek prindërit e saj. Në vitin 1999, Ylli, në konflikt me shtetasit M.P. dhe K.P., plagoset nga këta me armë zjarri. Pas daljes nga spitali Ylli ishte bërë shumë agresiv dhe e rrihte dhe e keqtrajtonte Shpresën pa shkak. Vajza sqaron se kohët e fundit, Ylli pinte shumë alkool dhe qëllonte me armë zjarri në drejtim të banesave të komshinjve dhe ishte shprehur në debat me ta, se “do ju vras”. Ajo sqaron se ngjarjen e ndodhur e ka marrë vesh nga vëllezërit e saj, të cilët e kanë marrë në telefon nga Italia, ku i kanë kërkuar të shkonte tek shtëpia e prindërve dhe të shikonte se çfarë kishte ndodhur. Kur ka shkuar tek banesa e prindërve të saj, ajo ka kontaktuar aty me xhaxhallarët. Pas 10 minutash, nga shtëpia ka dalë babai i saj Ylli, i cili i ka thënë: “Do që ta shikosh nënën tënde? Hajde se po ta tregoj”, dhe e ka kapur me forcë nga xhaketa. Kur është futur në korridor, ka parë nënën e saj të vdekur e të shtrirë në divan. Jorida Kamberi shton, se vrasjen e nënës së saj, Ylli e ka bërë jo nga pakujdesia por me qëllim, pasi nuk është hera e parë që ai e ka keqtrajtuar dhe rrahur e lidhur me litar në pemë para shtëpisë.
Deklarimet e Ylli Mansakut
I pyetur në cilësinë e personit nën hetim, Ylli Mansaku ka deklaruar se është i martuar që prej 35 vjetësh me Shpresa Mansakun, me të cilën ka 3 fëmijë. Që nga viti 2007, Ylli jetonte vetëm me gruan e tij. Në datën 19.12.2011 ai ka dalë nga shtëpia rreth orës 10:00 dhe ka shkuar në qendër të fshatit Ndroq, ku në farmaci ka marrë disa ilaçe për gruan. Më tej ai ka shkuar në “Lagjen e Re” në Ndroq, ku ka qëndruar tek lokali i Z.C. deri rreth orës 15:30. Rreth orës 16:00-16:30 ai ka mbërritur në shtëpinë e tij, është ndërruar dhe më pas ka marrë automatikun, të cilin e mbante në magazinën e barit, dhe është drejtuar për t’u futur në shtëpi. Në këtë moment, bashkëshortja e tij ishte duke larë enët në pjesën e verandës. Më tej ai sqaron se ka filluar të bëjë shaka me Shpresën duke i drejtuar armën dhe i ka thënë: “Të vrava”, duke menduar se arma ishte në siguresë. Në këtë moment, automatiku ka shtënë me breshëri 6-7 fishekë dhe ka parë që Shpresa ka rënë në tokë e gjakosur, ku i ka thënë: “O Yll, më vrave”, ndërkohë që distanca mes tyre ishte rreth 2 metra. Ylli Mansaku sqaron se ka marrë një xhup mushamaje dhe ia ka hedhur sipër kufomës, pasi binte shi. Automatikun e ka lënë në dhomën e gjumit dhe është larguar 200-300 m larg nga vendi i ngjarjes, pasi ndjehej i tronditur. Pas rreth 35-40 minutash është kthyer përsëri në banesën e tij, ku ka marrë në krah kufomën e bashkëshortes së tij dhe e ka futur brenda në shtëpi në pjesën e korridorit, duke e vendosur në një krevat, ku e ka mbuluar me batanije. Më pas ai është shtrirë në krevatin në kuzhinë dhe ka fjetur. Autori është ngritur në mëngjes në orën 06:00.
Rreth orës 09:00 ka ndërruar rrobat dhe ka dalë në fshat, ku ka qëndruar deri rreth orës 16:00. Në këtë moment ai ka vendosur t’i telefonojë vëllait të tij Enver, ku i ka treguar lidhur me ngjarjen e ndodhur.
Rreth orës 17:00, vëllai i tij ka ardhur në shtëpi dhe Ylli i ka treguar hollësisht se si kishte ndodhur ngjarja. Më tej, ai sqaron se i ka kërkuar Enverit që të rrinte në shtëpinë e tij dhe ai vetë të dorëzohej në polici. Por Enveri ka njoftuar fillimisht punëtorin e policisë së zonës. Ata kanë qëndruar në banesë deri në ardhjen e policisë. Ai sqaron se me bashkëshorten nuk ka pasur asnjë konflikt dhe ngjarja ka qenë aksidentale. Armën me të cilën ka kryer vrasjen ai sqaron se kishte rreth 8 muaj që e kishte blerë, në shumën 30 mijë lekë së bashku me tre krehrat, tek dy djem në Shijak, të cilët nuk i njihte pasi i kishte takuar rastësisht.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)