Greqi, Stournaras: Për krizën nuk është fajtor Memorandumi
Pas debateve në parlamentin grek mbi programin qeverisës, sonte rreth mesnatës do të kryhet votëbesimi i qeverisë.
Ministri i Financave Janis Stournaras tha në Parlament se “Memorandumi nuk është përgjegjës për krizën, por është rezultat i krizës". Stournaras theksoi se rregullimet fiskale janë të dhimbshme, por të domosdoshme për mirëqenien dhe shërimin e përhershëm e të besueshëm të vendit. "Greqia duhet të marrë masat që ajo i ka votuar tashmë për zbatimin e buxhetit të 2012. Qëllimi është arritja e objektivave për të cilat ka premtuar, që të mos rrezikohet më tej besueshmëria dhe kësti i ardhshëm të kredisë", tha ai.
“Mospërputhja mes objektivave dhe arritjeve, duhet të korrigjohet me masa shtesë, përndryshe do të hyjmë në një rreth vicioz recesioni”, theksoi ministri. Ai sqaroi se për katër vitet e ardhshme dhe jo dy të parashikuara në Marrëveshje, duhet të planifikohet një reduktim i mëtejshëm në shpenzimet parësore 12 miliardë euro, duke arritur një ulje e përgjithshme e shpenzimeve në rreth 30 miliardë nga viti 2009. "Greqia nuk ka marrë ka bërë hapa të mirë për të arritur konsolidim fiskal dhe këtë është duke paguar", theksoi Stournaras.
“Faljen ose ngrirjen e detyrimeve bankare të familjeve, bizneseve të vogla dhe fermerëve”, sugjeroi kreu i SYRIZA, Alexis Tsipras gjatë diskutimit të tij. Tsipras kritikoi ashpër privatizimin duke e cilësuar "sulm mbi pronën publike". Sipas Tsipras, qeveria nuk ka legjitimitet për të zbatuar politikën e saj, ndërkohë që është duke refuzuar premtimet zgjedhore.
Deklaratat e Tsipras i cilësoi “demagogji” kreu i PASOK, Evangelos Venizelos, duke theksuar se është kohë për përgjegjësi kombëtare dhe jo për taktika partizane. “Nuk mund të kultivojmë mbi popullin grek iluzionin e diçkaje që nuk ekziston, sepse ky do të ishte krim i rëndë”, deklaroi Venizelos.
Aleati tjetër në koalicionin qeveritar, kreu i DIMAR, Fotis Kuvelis e përshkroi "pragmatist dhe realist" programin qeverisës, pasi siç tha garanton qëndrimin e vendit në euro, mosangazhim për Memorandum dhe dalje nga kriza ekonomike globale.
Sipas Panos Kamenos, kreu i Grekëve të Pavarur, kjo është "qeveria e katërt Simitis", ndërsa kreu i Agimit të Artë Nikos Mihaloliakos tha se "Memorandumi është shkatërrues për vendin".