E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia konkurron për nikoqire të Euro 2020

Uefa në 60 vjetorin e Kampionatit të parë Evropian, ka vendosur që samiti kontinental të organizohet në 13 qytete nikoqire, që do të organizojnë kampionatin nën moton “Euro nëpër Evropë”, ndërsa sipas paralajmërimeve 24 vende me qytete të tyre do të jenë në konkurrencë për organizimin e kampionatit.

“Filipi i Dytë” dhe Maqedonia janë kandidatë për ndeshjet në fazën e grupeve të KE, duke pasur parasysh kapacitetin prej 30 mijë shikuesve, por ky stadium duhet të renovohet sërish për të plotësuar kriteret e UEFA-s. Deri në shtatorin e vitit të ardhshëm të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë projekte për kandidatura, ndërsa UEFA do të vendos kush do të jetë nikoqir i Euro 2020.

Midis konkurruesve janë edhe Turqia me Stambollin, Gjermania me Munichun, Zvicra me Bazelin, Portugalia me Lisbonën, Bullgaria me Sofjen, Greqia me Athinën, Serbia me Beogradin, Hungaria me Budapestin, Rumania me Bukureshtin, Çekia me Pragën dhe të tjerë. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›