Trajtim special për Gareth Bale

Blerja 101 milionëshe Gareth Bale do t'i nënshtrohet një trajtimi special për të rifituar formën më të mirë. Lajmi bëhet i ditur nga Francesco Mauri, përgatitësi fizik i Real Madrid, i cili dëshiron të rrisë më tej rezistencën fizike të uellsianit. Në Madrid sigurojnë që 24 vjeçarit i duhet thjeshtë të rigjejë formën e duhur dhe për këtë do të nisin një program individual stërvitor, teksa nuk do të mungojë bashkimi me grupin për të punuar me topin.
Bale ka shfaqur probleme fizike në këmbën e majtë, dhe në këtë mënyrë trajneri e stafi teknik nuk dëshirojnë të nxitojnë me rikuperimin e tij, edhe pse Bale mund të grumbullohet për sfidën e të shtunës në kampionat ndaj Villarreal. Në varësi të ndeshjes do të shihet edhe mundësia e aktivizimit të tij si dhe minutat që do ti dhurohen në fushë. /indeksonline/